Flash News

KRYESORE

Sot ndeshja e kthimit, presidenti i Shkëndijës pret delegacionin e Milanit

Sot ndeshja e kthimit, presidenti i Shkëndijës pret delegacionin e

Shkëndija e Tetovës sonte do të përballet me Milanin në ndeshjen e kthimit të plej-ofit të UEFA Europa League. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin fatal 6-0 për Milanin dhe kjo ndeshje pritet të jetë festive, pasi nuk ka asnjë shanc për Shkëndijën, e cila e mbylli këtu aventurën në kupat e Evropës.  

Shkëndija si vendase mbrëmë organizoi darkën zyrtare në mes përfaqësuesve të të dy klubeve, ndërkaq presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti me bashkëpunëtorë priti në “Ekolog” delegacionin e Milanit të përfaqësuar nga drejtori për menaxhim, Marko Fassone dhe drejtori për komunikim Fabio Guadagdini.

Në këtë takim miqësor është diskutuar për Shkëndijën dhe Milanin, me futbollin në qendër të vëmendjes, ndërsa nuk kanë munguar edhe dhuratat respektive që do të mbeten kujtim i gjallë i këtyre përballjeve evropiane në mes Shkëndijës dhe shtatë herë kampionë të Europës.

 

Të fundit