Flash News

KRYESORE

Sot ndeshja e shtatë/Shqipëria përballë rezultateve shkatërruese, Spanja përballë Katalonjës

Sot, kombëtaret e Shqipërisë dhe Spanjës në futboll, do të përballen për herë të shtatë me njëra-tjetrën, në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndeshja do luhet në stadiumin e Alicantes, në orën 20:45, dhe për iberikët është e një rëndësie të veçantë pasi pothuajse do të garatonte vendin e parë në grup dhe do të jepte një mesazh të fortë bashkimi për vendin që rrezikohet nga ndarja e Katalonjës.

Përballja e parë e Shqipërisë me Spanjën ka qenë më 3 dhjetor të 1986, kur kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin 1-2 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, ndeshje e vlefshme për Kampionatin Europian.

Kombëtarja jonë disa nga humbjet më të thella i njeh pikërisht ndaj spanjollëve, 5-0 më vitin 1987 dhe 9-0 në dhjetor të 1990-ës, kur në Shqipëri kishin nisur lëvizjet kundër regjimit komunist.

Në gjashtë ndeshje të luajtura, kuqezinjtë njohin vetëm humbje.

Përballë një ekipi që po vuan ndasitë e thella të dy kombeve, trajnerit Christian Panucci nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mos riprodhojë atë ndeshje të shëmtuar që paraardhësi i tij, Gianni De Biasi zhvilloi një vit më parë në ‘Loro Boriçi’.

Sot kërkojnë ndarjen, por a e dini si u bashkua Katalonja me pjesën tjetër të Spanjës?

Të fundit