Flash News

KRYESORE

Sot ndeshja kundër Turqisë, formacioni me të cilin do luajë Shqipëria

Sot ndeshja kundër Turqisë, formacioni me të cilin do luajë

Në orën 18:30 do të luhet ndeshja miqësore mes Turqisë dhe Shqipërisë. Kjo ndeshje do të shërbejë për trajnerin Cristian Panuci për të parë gjendjen e lojtarëve por do të jetë edhe një lloj testi për lojtarët e rinj që janë thirrur në kombëtare.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe detaje sa i takon formacionit me të cilin Shqipëria do ta startojë këtë ndeshje. Në portë do të jetë Etrit Berisha. Hysaj, Ajeti, Mavraj dhe Lenjani do të rreshtohen në mbrojtje ndërsa ky i fundit rikthehet të luajë me kombëtaren pas një mungesa goxha të gjatë.

Për shkak të mungesës së Bashës, në mesfushë pritet të luaj lojtari i Skënderbeut, Sabien Lilaj ndërsa krah tij do të rreshtohen Memushaj e Xhaka. Roshin në të djathtë, Grezda në të majtë dhe Sadikun në qendër pritet të jenë lojtarët që do të përbëjnë repartin e sulmit.

Të fundit