Flash News

KRYESORE

Sot në Kuvend, opozita paralajmëron seancë të pazakontë

Sot në Kuvend, opozita paralajmëron seancë të pazakontë

Ashtu si çdo të enjte, sot në orën 10.00 mblidhet Kuvendi për mbajtjen e seancës së radhës parlamentare.

Por, edhe seanca e sotme pritet të shoqërohet me tensione dhe debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë kërkesa e opozitës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas publikimit të audio-përgjimit, ku vëllai i tij zhvillon një bisedë kompromentuese me dëshmitarin X, të identifikuar si Albert Veliu, lidhur me transportin e një ngarkese me drogë në Itali.

Kryeministri e deklaroi menjëherë qëndrimin e tij, nuk e shkarkon Xhafajn, pasi nuk beson në autenticitetin e materialit të PD.

Sot PD ka paralajmëruar një seancë të pazakontë. Kreu i PD-së pritet të mbajë fjalën e tij dhe më pas deputetët e PD e LSI do të bllokojnë foltoren në shenjë proteste.

Të fundit