Flash News

KRYESORE

Sot në orën 17:00, qeveria e re “Rama 2” betohet para Presidentit Meta

Sot në orën 17:00, qeveria e re “Rama 2” betohet para

Pasi i ka kaluar të gjitha etapat e mundshme, pas përzgjedhjes së emrave, paraqitjes së programit dhe votimit në Parlament, qeveia e re “Rama 2”, do të betohet sot pasite para Presidentit Ilir Meta, i cili sapo është kthyer nga vizita e parë zyrtare nga Italia dhe do të jetë i gatshëm për betimin e qeverisë Rama 2.

Kjo qeveri mori mëngjesin e sotëm, në orën 07: 00 në Kuvend , mbështetjen me 78 vota pro dhe 51 kundër.  Mësohet se betimi i Ministrave do të bëhet pasditen e sotme në Presidencë.

Kështu zyrtarisht qeveria “Rama 2” fillon punën për katër vitet e ardhshme dhe sfida e saj më e madhe do të jetë arritja e objektivave në 100 ditët e para, ku do të duket realisht puna dhe qeverisja e kryeministrit Edi Rama

Të fundit