Flash News

KRYESORE

Sot nis sesioni i në Kuvend, PD e PS mbledhin Grupet Parlamentare para seancës

Sot nis sesioni i në Kuvend, PD e PS mbledhin Grupet Parlamentare para

Sot nis sesioni i ri parlamentar, pas përfundimit zyrtar të pushimeve verore.

Seanca pritet të nisë në orën 17.00 të pasdites, ndërsa puna e opozitës dhe mazhorancës nis që me mëngjes.

PS dhe PD zhvillojnë mbledhjet me Grupet e posaçme Parlamentare. Mësohet se Edi Rama  mblodhi ‘të tijët’ që në orën 09.00, ndërsa Basha një orë më vonë, në orën 10.00, përfshirë edhe aleatët.

Në fokus të PS do të jetë edhe diskutimi për rendin e ditës për Asamblenë që do të mbahet më 6 shtator, takim ku pritet të vendoset edhe për lëvizje të kabinetit qeveritar, ashtu siç ka paralajmëruar vetë Rama, nisur nga performanca e gjithsecilit prej ministrave.

Nga ana tjetër, në sesionin që lamë pas, opozita vendosi një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin ku merrte pjesë vetëm në seancat plenare dhe komisionet, ku diskutohej çështja e Teatrit të ri. Në këtë mbledhje, kreu i PD, Lulzim Basha do të përcaktojë se si do të vijojë ky qëndrim në sesionin e ri parlamentar.

Kuvendi sot planifikon edhe programin dhe kalendarin 6-javor të punimeve, ndërsa me interes të madh pritet edhe vendimi për ligjin e Teatrit Kombëtar, që nuk u dekretua nga presidenti Ilir Meta para se të mbylleshin punimet parlamentare në fund të korrikut.

Të fundit