Flash News

KRYESORE

Sot njihet me pretencën e Prokurorisë, Saimir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda

Sot njihet me pretencën e Prokurorisë, Saimir Tahiri mbërrin te

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të njihet me pretencën e Prokurorisë  dhe të kërkojë një masë dënimi për të.

Pak më parë, Tahiri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Prokuroria pritet të japë pretencën, pas shtyrjes në korrik për shkak të pushimeve të verës.

Kujtojmë se në seancën e fundit, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar. Në kushte të tilla, hetimi do të vijojë duke u bazuar në provat e mbledhura deri më tani dhe duke mos pranuar më prova të reja.

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Të fundit