Flash News

KRYESORE

Sot pretenca për Emiljano Shullazin, ‘blindohen’ Krimet e Rënda

Sot pretenca për Emiljano Shullazin, ‘blindohen’ Krimet e

Ashtu si edhe në seancën e shkuar, në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë marrë masa të rrepta sigurie, pasi sot është parashikuar të mbahte pretenca për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e dyshuar të tij.

Forca të shumta policore janë pozicionuar pranë ambienteve të gjykatës, para nisjes së seancës.

Javën që shkoi seanca dështoi sërish. Trupi gjykues mori vendimin për të shtyrë seancën për në sot dhe shkak për këtë vendim është bërë mungesa e Shullazit dhe të akuzuarve të tjerë në sallën e gjyqit.

Avokati i Blerim Shullazit nuk ka qenë gjithashtu i pranishëm në seancë, ndërsa i akuzuari ka kërkuar shtyrjen për shkak se kishte probleme shëndetësore. Gjykata vendosi të caktojë një avokat kryesisht për Blerim Shullazin deri në javën e ardhshme.

Ndërkohë, prokurorët e udhëhequr nga Donika Prela e kanë konsideruar të qëllimshme shtyrjen e seancës te ‘Krimet e Rënda.

Të fundit