Flash News

KRYESORE

Sot protesta kundër Vuçiç dhe Dodik, marrin pjesë edhe ‘Tifozat Kuq e Zi’

Sot protesta kundër Vuçiç dhe Dodik, marrin pjesë edhe

‘Tifozat Kuq e Zi’ i janë bashkuar protestës që do të fillojë në orën 18:00 pranë monumentit të vëllezërve Frashëri në Tiranë, kundër pranisë së Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik në kryeqytetin shqiptar.

“Tifozat Kuq e Zi, nesër më datë 8 maj ora 18:00 do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek monumenti i vëllezërve Frashëri“, thuhet në reagimin e këtij tifo-grupi.

Protesta është thirrur nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, për të kundërshtuar praninë e presidentëve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilët i konsideron persona me të shkuar kriminale, referuar ngjarjeve në Kosovë.

Të fundit