Flash News

KRYESORE

Sot protestë jashtë Parlamentit, pse do të mungojë kryedemokrati Lulzim Basha

Sot protestë jashtë Parlamentit, pse do të mungojë

Opozita po proteston para Parlamentit si çdo javë, duke kërkuar largimin e qeverisë. Organizimi i protestës është i njëjtë me atë të protestave të mëparshme, ndërsa peshën kryesore do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së.

Kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë sot në protestë për shkak të angazhimeve që do të ketë jashtë vendit.

Politiko.al mëson se Basha është nisur prej ditës së djeshme drejt Gjermanisë, dhe sot po zhvillon takime të rëndësishme në kancelarinë gjermane në Berlin.

Ndërsa policia, sa i përket protestës, ka hartuar një plan të detajuar masash, për të mos lejuar përplasjen e protestuesve me deputetët e shumicës.

Të fundit