Flash News

KRYESORE

Sot rikthehen punimet në Parlament, cilat janë sfidat e sesionit të ri

Sot rikthehen punimet në Parlament, cilat janë sfidat e sesionit

Pas pushimeve verore, Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17.00, për të nisur sesionin e parafundit të kësaj legjislature, para se të kalojë në zgjedhje të përgjithshme.

Ky sesion parlamentar pritet të jetë mjaft i ngjeshur dhe ndër detyrat e para që duhet të përmbushin deputetët janë ngritja e KQZ-së së re, pas marrëveshjes së 5 qershorit dhe reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Nuk është e qarte ende nëse këto ndryshime do të vijnë si projektligj apo do trë ngrihet një komision i posaçëm për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve.

Ashtu si edhe para pushimeve, masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të jenë pjesë e pandashme e seancave plenare. Deputetët do të shpërndahen nëpër lozha për të ruajtur distancimin fizik. Gjithashtu, pritet që dhe komisionet parlamentare të rifillojnë punën online.

Rendi i ditës për seancën e sotme:

Miratimi i procesverbalit te seancës plenare date 29.07.2020 dhe 30.07.2020.

Njoftimi i çështjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.

Miratimi/Njoftimi i draftprogramit te punës se Kuvendit per periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020.

Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit te punimeve te Kuvendit per periudhën 7 – 25 shtator 2020.

Të fundit