Flash News

KRYESORE

Sot seanca dëgjimore e kandidaturave për prokuror, opozita bojkoton

Sot seanca dëgjimore e kandidaturave për prokuror, opozita bojkoton

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca dëgjimorenë e 7 kandidatëve për postin e kryeprokurorit në Komisionin e Ligjeve. Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe do jetë ky komision që do t’i paraqesë Parlamentit emrat për votim.

Këta janë 7 kandidatët: 

Arqilea Koça

Arta Marku

Artur Selmani

Besnik Muçi

Ferdinand Elezi

Granit Shahu

Ermira Tafani

Mirëpo, ashtu siç kanë refuzuar deri më tani, deputetët e Partisë Demokratike do të bojkotojnë komisionin. Opozita e ka quajtur këtë proces si anti-kushtetues dhe të përdorur nga Rama për interesat e tij.

Të fundit