Flash News

KRYESORE

Sot seanca e parë parlamentare për 2018-n, çfarë do të diskutohet

Ditën e sotme në orën 17:00 Kuvendi do të çelë punimet, për vitin 2018-të.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit, bëhet me dije se bazuar në urdhrin nr. 1, datë 12.1.2018 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.
  2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
  3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
  5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
  6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)

Të fundit