Flash News

KRYESORE

Sot seanca, tre projektligjet ku kërkohet konsensus

Kuvendi do të mblidhet sot për të diskutuar e më pas miratuar një sërë projektligjesh. Mes tyre, është edhe projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, miratimi i të cilit kërkon 84 vota. Kjo është prova e parë e mazhorancës së PS-së sa i takon numrave në Kuvend.

Socialistët, me gjithë ‘blerjet’ e fundit nga PDIU-ja, nuk i kanë 84 vota për të miratuar projektligjin në fjalë. Konsensusi me opozitën, është i nevojshëm sot edhe për miratimin e dy projektligjeve të tjera.

Sipas rendit të ditës, të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, për votim do të jenë sot edhe ‘Projektligji për ratifikimin e memorandumit të qëllimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për Krahasimin dhe Vlerësimin e Sigurt të Identifikimit Personal (PISCES)’ si dhe ‘Projektligji “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, për zbatimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar’. Për miratimin e tyre, sipas njoftimit, duhet votim me shumicë absolute.

Të fundit