Flash News

KRYESORE

Sot skadon afati për Sandër Lleshin, pritet vendimi i Metës

Sot skadon afati për Sandër Lleshin, pritet vendimi i Metës

Presidenti Ilir Meta pritet të shprehet ditën e sotme sa i takon dekretit për emërimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Kjo për shkak sepse sot përfundon afati i parashikuar nga Kushtetuta.

Kreu i shtetit e refuzoi herën e parë dekretin për emërimin e Sandër Lleshit ndërsa kryeministri Edi Rama e ridërgoi sërish atë.

Mëngjesin e sotëm, Presidenti ishte i pranishëm në Kuvend ku mbajti një fjalë rasti në "Sesionin e Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen", ku të pranishëm ishin edhe kryeparlamentari Ruçi e zëvendëskryeministrja Mesi.

Ndërkohë, një ditë më parë, sa i takon debatit rreth çështjes Lleshi, Meta do të shprehej se “vij në pozitën e Presidentit pas një eksperience si kryeministër dhe si kryetar Kuvendi. E di shumë mirë se si funksionon procedura e emërimit të ministrit në vendin tonë”.

Të fundit