Flash News

KRYESORE

Sot takimi Rama-Basha, zbardhen negociatat

Sot takimi Rama-Basha, zbardhen negociatat

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takohen sot në Presidencë në orën 10:00 pas ftesës së Bujar Nishanit për të dialoguar për zgjidhjen e krizës.

Sipas ‘Panorama’ është propozuar shtyrja e zgjedhjeve për datat 23 ose 30 korrik, kohë që mund të tentohet edhe numërimi elektronik i votave. Po ashtu kryeministri mund të pranojë emërimin e 6 ministrave teknikë me konsensusin e opozitës.  Ky ndryshim do të jetë në funksion të rritjes së garancive për mospërfshirjen e administratës, mësuesve, punonjësve të sektorit të shëndetësisë, të OSHEE-­së apo dhe të bujqësisë në procesin zgjedhor.

Mësohet se edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i kalojë opozitës për të rritur transparencën e vendimmarrjes së këtij institucioni. Duke ofruar këto garanci, Kryeministri ka kërkuar si kusht nga opozita që të rikthehet në Parlament dhe të votojë vetingun. Ende nuk dihet nëse do të ketë rikthim nga e para të të gjithë procesit të përgatitjes zgjedhore, që nënkupton afate të reja për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave të kandidatëve për deputetë. Mësohet se përfaqësues të partive të vogla kërkojnë lejim të krijimit të koalicioneve, të cilat e shohin të vështirë përfaqësimin e tyre në Parlament, nëse garojnë pa koalicione.

Presidenti Nishani njoftoi një ditë më parë se ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu.

 

Të fundit