Flash News

KRYESORE

Sot, takimi Thaçi- Vuçiç, diskutojnë çështjen e ‘nxehtë’ të Ballkanit

Sot, takimi Thaçi- Vuçiç, diskutojnë

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel, pasi ditën e sotme, pasi pritet të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky takim vjen në kudër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit.

Lidhur me këtë takim, pak ditë më parë Thaçi tha se një nga temat që do të diskutohet është edhe demarkacioni me Serbinë.

“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tre vjet në pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, është shprehur ai.

Të fundit