Flash News

KRYESORE

Sot vendoset fati për Teatrin Kombëtar, qytetarët protestojnë para Kuvendit

Sot vendoset fati për Teatrin Kombëtar, qytetarët

Ditën e sotme është parashikuar që në rend të ditës për seancën e sotme parlamentare të diskutohet projektligji “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”.

Opozita ka dalë në krah të shumicës së aktorëve dhe qytetarëve që nuk janë dakord me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Po ashtu, është parashikuar që jashtë godinës së Kuvendit paralelisht me seancën plenare të zhvillohet një protestë kundër këtij projektligji.

Protesta është parashikuar të zhvillohet në orën 10.00, atëherë kur nis edhe seanca në parlament.

Një ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Basha kërkon nga qytetarët të mblidhen për të kundërshtuar, sipas tij, projektin e grabitjes së Teatrit Kombëtar.

Postimi i Bashës:

“Bëhuni jehona jonë, mos e votoni këtë ligj antikombëtar”, ishte thirrja që u drejtoi aktori Neritan Licaj deputetëve të mazhorancës.

Ndërsa unë i bëj thirrje ndërgjegjes së çdo qytetari që në orën 10 të kundërshtojmë së bashku projektin e grabitjes së Teatrit Kombëtar!

Opozita dhe unë personalisht, do jemi në krah të aktorëve deri në fund!

Të fundit