Flash News

KRYESORE

Spahia hedh dyshime për mostrat e testimit në Shkodër: Nuk po analizohen që Rama të mbajë ‘nën kontroll’ shifrat

Spahia hedh dyshime për mostrat e testimit në Shkodër: Nuk po

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ngre dyshime se 54 mostra testimi nga Shkodra për covid 19 nuk janë analizuar.

Dyshimet vijnë pas deklaratës së sotme të Ministrisë së Shëndetësisë që tha se Shkodra ka të njëjtat shifra të infektuarish. Sipas Spahisë Edi Rama po mban të fshehur numrin real të të infektuarve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Reagimi

PSE NUK ANALIZOHEN TAMPONET E SHKODRES ?

Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, I përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!

Të fundit