Spahiu për Bashën: Iu pezullua viza në SHBA pak orë para nisjes, anuloi gjithë axhendën

Kreshnik Spahiu, ish-kreu i partisë “Aleanca Kuq e Zi” në emisionin ‘Open’ , teksa po flitet për një pakt të mundshëm mes Ramës dhe Bashës bëri një deklaratë të fortë.

“Ka një pakt mes Ramës dhe Bashës sepse Basha paktin me Ramën e shikon si një mbijetesë në politikë”, tha Spahiu.

Kreshnik Spahiu bëri edhe një deklaratë të fortë, teksa tha se Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në SHBA.

“Bashës i është pezulluar viza për në SHBA, vetëm disa orë para nisjes. Kjo bëri që të gjithë axhendën në SHBA ta anulonte”– tha Spahiu.

“Po nga i keni këtë informacione?”- e pyeti moderatorja Eni Vasili.

“Këto janë informacione të sigurta. Ju ftoj t’i verifikoni” , u përgjigj Spahiu.

Kujtojmë se gjykata pushoi sot çështjen e lobimit rus duke rrëzuar akuzat për Bashën, Ristanin dhe Dervishin.