Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Spaho: Ka negociata PD-PS. S’tërhiqemi nga qeveria tranzitore
Edmond Spaho, n/kryetari i PD, deklaron se opozita do të vijojë protestat si rrugën e vetme për t'iu imponuar kryeministrit Edi Rama që të pranojë kërkesat e PD-së për qeveri tranzitore, që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' ai u shpreh se negociata do të ketë mes shumicës dhe opozitës, por theksoi se Rama nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat përveç Kodit Zgjedhor, por sipas Spahos ku është problemi më i vogël.
"Rruga të çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Nëse në 30 qershor do të kishte përplasje e gjitha kostoja do i faturohej PD-së. U evitua një përplasje civile.
Nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë apo me kosto të rënda për vendin. Ne do të vijojmë me protesta, që ti imponohemi qeverisë Rama. I mbetemi pozicionit tonë, duam qeveri provizore. Spektri politik të bjerë dakord për një datë dhe pa Ramën kryeministër.
Negociata do të ketë, pasi si do të zgjidhet kriza nëse nuk ka negociata? Nëse bihet dakord për këto parime, si do të ketë negociata? Shumica nuk ka pranuar vetëm se për Kodin Zgjedhor, por kjo është një nga pikat. Askush nuk i ka kërkuar Ramës të negociojë reformën në drejtësi" , sqaroi ai.