Flash News

KRYESORE

Spaho: Opozita s’i bojkoton zgjedhjet, kërkon kushte

Spaho: Opozita s’i bojkoton zgjedhjet, kërkon kushte

Demokrati Edmond Spaho, i ftuar në televizionin A2 u shpreh se opozita nuk bojkoton zgjedhjet, por kërkon kushte për mbajtjen e tyre. Ai tha se protestat do të përshkallëzohen dhe nga e enjtja do të bllokohen akset kombëtare.

Qëndrimi ynë po vjen duke u përshkallëzuar. Opozita është sot mazhoranca reale. Përshkallëzuar qëndrimin tonë këto ditë, duke deklaruar se nuk regjistrohemi në zgjedhje për sa kohe të realizohen kushtet. Ne nuk jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve vendore. Ne do të ishin të gatshëm të hynim në çdo palë zgjedhje pa Edi Ramën. Por zgjedhjet e 30 qershorit tashmë janë djegur, nuk ka më kohë për t’u mbajtur. Ne nuk po bojkotojmë, por duam kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. Ne do të vazhdojmë me protesta dhe ato do të përshkallëzohen. Duke filluar nga e enjtja do të fillojmë me bllokimin e rrugëve, akseve kombëtare në të gjithë vendin për një periudhë kohe të caktuar, një orë. Më vonë, do të rritet edhe koha e bllokimit”, tha Spaho.

Më tej ai shtoi se nuk e sheh aspak të nxituar marrëveshjen e nënshkruar nga partitë opozitare këtë të martë.

“Lëvizja për të nënshkruar marrëveshjen me aleatët nuk ishte e nxituar. Ne kemi deklaruar që pas mbledhjes së këshillit, duke paraqitur 3 pika në opinionin publik për mosregjistrim. Një nga pikat tona ishte se nuk do të regjistrohemi në zgjedhje sa kohë nuk garantohen kushtet për zgjedhje të lira. Ne do të punojmë për një platformë, ku së pari, të përcaktohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria duhet të lejojë hetimin për ata që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluarën. Dy dosje janë aktualisht të hetuara kryesisht nga ndërkombëtarët, por janë bërë të gjitha përpjekjet për të sabotuar hetimin”, tha Sapo.

Të fundit