Flash News

KRYESORE

Spaho për ish-drejtorin e ARRSH: Nëse akuzat janë të argumentuara, le të përballet me drejtësinë

Spaho për ish-drejtorin e ARRSH: Nëse akuzat janë të

Deputeti demokrat Edmond Spaho, i pyetur sot nga gazetarja Nisida Tufa në lidhje me akuzat për korrupsion ndaj ish drejtorit demokrat të  ARRSH, Andi Toma, u shpreh se, nëse akuzat janë të argumentuara, kushdo qoftë i përfshirë në korrupsion le të përballet me drejtësinë.

“Ne kemi deklaruar që në vitin 2013 që për çdo akuzë të argumentuar, çdokush le të përballen me drejtësinë. Ne s’do të na pëlqente  që proceset të jenë të ndikuara politikisht”, u shpreh Spaho.

Më tej ai shtoi dhe faktin që në shtyrjen e hetimeve për tre muaj nuk përmendet emri i Saimir Tahirit.

Të fundit