Flash News

KRYESORE

SPAK/ Caktohet data e vetingut për prokuroren e 11

SPAK/ Caktohet data e vetingut për prokuroren e 11

Anita Jella, prokurorja e 11-të nga 15-të kandidatë për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të dalë përpara Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për seancën dëgjimore më 4 tetor.

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë figurën e prokurores për procesin e vetingut përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari.

Dhjetë kandidatë për në SPAK e kanë kaluar tashmë procesin e vetingut. Tani , ndërsa priten datat për katër kandidatë të tjerë, Anton Martini, Elizabeta Ymeraj, Doloreza Musabelliu dhe Ndini Tavani.

Objektivi është që SPAK të ngrihet në muajin shtator ose tetor, por kjo do të varet shumë nga procesi i punës së institucioneve të vetingut.

15 kandidatët e SPAK që kanë kaluar vetingut

Altin Dumani

Arben Kraja

Manjola Kajana

Enkelejda Millona

Klodian Braho

Ened Nakuçi

Edvin Kondili

Besnik Muçi

Behar Dibra

Elida Kaçini

Të fundit