Flash News

KRYESORE

SPAK/ Kishte intervistën, kandidati nuk paraqitet në KLP

SPAK/ Kishte intervistën, kandidati nuk paraqitet në KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur dje tiparin për intervistimin e kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme.

Pas intervistës së katër kandidatëve ditën e djeshme, sot radhën e kishte prokurori Behar Dibra, i cili nuk u paraqit për të zhvilluar intervistën në kuadër të krijimit të SPAK.

Dibra Ka dërguar pranë KLP-së një letër me arsyet e mosparaqitjes së tij, pasi, sipas tij, është i angazhuar me një proces gjyqësor.

Ai ka kërkuar nga KLP që t’i caktohet një datë tjetër për të dhënë intervistën për vlerësimin e tij për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Ndërkohë, në orën 10.00 pranë KLP-së pritet të paraqitet prokurori Besim Hajdarmarmataj.

Të fundit