Flash News

KRYESORE

SPAK në hapat e fundit, cili është kandidati që u përjashtua nga gara, arsyet

SPAK në hapat e fundit, cili është kandidati që u

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ëstë mbledhur sërish sot për të shqyrtuar disa lëvizje të reja në krijimin e SPAK.

Në rend të ditës është diskutuar vetëm për një pikë, “Miratimi i projekt-vendimit ‘Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në SPAK’”.

Relatori i Komisionit të Posaçëm për SPAK, Sandër Beci, ka paraqitur raportin mbi kandidatët e SPAK që ka të bëjë vetëm me dosjet e përfunduara të kandidatëve dhe jo me ato që janë ende nën hetim.

Komisioni ka vendosur gjithashtu përjashtimin nga gara edhe të një kandidati, me argumentin se nuk i plotëson kushtet. Kandidati i përjashtuar është Gëzim Cena.

“25 kandidatë plotësonin kushtet ligjore dhe mund të vazhdonin procesin. Gëzim Cena nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. Ai nuk ka qenë asnjëherë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit, magjistrati duhet të ketë ushtruar detyrën si prokuror për jo më pak se 10 vjet. Ndaj dhe Cena nuk mund të plotësojë kriteret”, tha Beci.

Të fundit