Flash News

KRYESORE

SPAK nis hetimet për shembjen e teatrit, kush është prokurori që merr në dorë dosjen

SPAK nis hetimet për shembjen e teatrit, kush është prokurori

Ka nisur zyrtarisht hetimet Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

SPAK do të hetojë vendimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa Edvin Kondili do të jetë prokurori, i cili do të hetoj kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Bëhet fjalë për dy kallëzime  për të cilat ka filluar hetim i përbashkët.

Ndërkohë, sot në orën 11.00 AMT ka parashikuar të zhvendosë protestën para SPAK për të kërkuar drejtësi.

Të fundit