Flash News

KRYESORE

SPAK pushon hetimet për Lefter Allën, zbardhet dosja e ish-kryetarit të Bashkisë së Bulqizës

SPAK pushon hetimet për Lefter Allën, zbardhet dosja e ish-kryetarit

SPAK ka pushuar hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, pas videos së publikuar në muajin janar ku pretendohej se shfaqej Alla duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali.

Lefter Alla u thirr në SPAK për të dhënë shpjegime rreth videos, teksa deklaroi se nuk mbante mend të kishte patur episode të tilla dhe pavarësisht ngashmërisë me personin në video, ai filmim nuk kishte të bënte me të.

Ish-kryebashkiaku i ka kërkuar prokurorisë ti vinte në dispozicion një filmim me të qartë, me qëllim që të mund të jepte shpjegime të detajuara, ndërkohë që për personat e tjerë që shfaqeshin në video, Alla ka thenë se nuk i njihte.

Në kuadër të hetimit, kryebashkiaku iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se ai nuk ishte përdorues I lëndëve narkotike. Prokuroria urdhëroi gjithashtu dhe ekspertimin teknik të videos ku pretendohej se shfaqej Alla.

Në dosje thuhet se ekspertët dolën në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejtë nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë këtë arsye, nuk mund të përcaktohet qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikohen personat që shfaqen në të.

“Nga analiza e të gjitha veprimeve hetimore të kryera, rezulton se nuk mund të realizohet identifikimi I shtetasit që paraqitet në pamjet filmike dhe aq më tepër që ai të jetë lefter Alla”, thuhet në dosje.

Nga shqyrtimi në tërësi i akteve dhe provave , thekson prokurori Nakuçi, çështja penale duhet pushuar, pasi fakti nuk përmban element të veprës penale.

Dosja i është dorëzuar gjykatës së Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pritet që në shtator gjykatësi Sandër Simoni të dalë me vendim. Pasi të shqyrtojë dosjen, ai do të vulosë edhe fatin e hetimeve.

Të fundit