Flash News

KRYESORE

SPAK shpëton Shqipërinë? Artan Fuga pro dhe kundër

SPAK shpëton Shqipërinë? Artan Fuga pro dhe kundër

Pedagogu Artan Fuga nuk është aq optimist për ‘drejtësinë e re’, e cila ka nisur te implementohet tri vite më parë. Në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, pyetur nëse SPAH-u dhe BKH-ja do të bëjnë ‘kurban’ politikanët e korruptuar, Fuga argumentoi:

“E kam të vështirë ta them, por jam për transparencë totale për të gjithë njerëzit. Për një drejtësi që të ketë të gjitha kompetencat, të politikës administratës madje edhe qytetarëve të thjeshtë, që Shqipëria të jetë një vend i transparencës. Shqetësimi im është ky: që të ndodh kjo, duhet që drejtësia të jetë e pavarur nga politika. Edhe nëse hedh njerëz të rinj, është e sigurt që brenda një kohe të shkurtër do të bien ne atë sistem që ra drejtësia e sotme. Politika shqiptare nuk është ne gjendje te krijojë një drejtësi të pavarur. Nëse partnerët ndërkombëtare e marrin tërësisht në dore dhe e krijojnë ketë gje jashtë sistemit, atëherë këtu unë besoj”, deklaroi Fuga.

Vendimin e opozitës për djegien e mandateve, Fuga e quan të drejtë edhe pse është i vetëdijshëm se ndërkombëtarët nuk e kanë pëlqyer një lëvizje të tillë.

Të fundit