SPAK-u i kërkon kryebashkiakut Alla që të bëjë testin e drogës, por sa do të shërbejë?

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla që t’i nënshtrohet testit për të parë nëse është përdorues droge apo jo. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale “mbajtje substancash narkotike”.

Hetimi nisi pasi në media u publikua një video ku në një ambient publik shfaqet një person që mendohet se është Alla duke konsumuar lëndë narkotike. Vetë kryebashkiaku tha se videoja është montazh i PD-së, e është tentuar që t’i bëhet shantazh. Në bazë të kërkesës së SPAK-ut, Alla, duhet të dorëzojë në laboratorin përkatës kampionët e gjakut dhe të urinës.

Megjithatë, videoja ku mendohet se shfaqet Alla, është filmuar disa muaj më parë, ndërkohë që nëpërmjet rezultateve laboratorike, prokurorët mund të zbulojë lëndën narkotike në trup vetëm 3-4 ditë pas përdorimit nëpërmjet testit të urinës dhe 1-2 ditë nëpërmjet atij të gjakut. Kështu, ngelet për t’u parë se sa do t’ju hyjnë në punë atyre rezultatet e testit.