Flash News

KRYESORE

SPAK-u nis punën për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

SPAK-u nis punën për krijimin e Byrosë Kombëtare të

Ndërsa Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) ka marrë në dorë dosjet e para që do të hetohen, me rëndësi është që sa më shpejt të zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Drejtuesi aktual i SPAK-ut, Arben Kraja, po nxjerr aktet ligjore për këtë procedurë, të cilat do të bëhen publike kur do të hapet edhe gara për kandidimin për kreun e BKH, raporton Ora news.

Struktura që do të formohet së shpejti. do të ketë nën përbërje 60 oficerë të policisë gjyqësore, të cilët përpara se të marrin detyrën do të testohen në “makinën e së vërtetës”.

BKH do të mbështesë SPAK-un gjatë punës në hetimin e korrupsionit në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale.

Struktura do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip oficerësh të policisë gjyqësore, të cilët duhet të përmbushin kritere të forta, të ngjashme me ato të FBI-së.

Në bazë të ligjit, edhe OPGj-ve dhe familjarëve të tyre do t'u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat, ndërsa specializimi do të kryhet në SHBA, në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Të fundit