Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eduard Zaloshnja
Hamendja ime dhe ndoshta edhe e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, është se rreth 90% e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar janë të korruptuar. Me fjalë të tjera, e kanë vendin në burg. Por në një demokraci, njerëzit nuk mund të shkojnë në burg bazuar në hamendje. Duhet që prokuroria të mbledhë fakte e prova, të cilat pasi të kalojnë në gjykimin e gjykatës, të provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se të akuzuarit janë fajtorë.
Në fakt, sipas sondazheve që u zhvilluan para fillimit të reformës në drejtësi, 90% e shqiptarëve donin një drejtësi të reformuar, e cila t'i jepte fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të korruptuar, apo të lidhur me krimin e organizuar. Dhe ky rezultat i sondazheve u përdor vazhdimisht si një argument kryesor i diplomatëve perëndimorë, të cilët ishin edhe promotorët kryesorë të reformës në drejtësi. Sipas tyre, demokracia shqiptare nuk do të jetë e gatshme të bëhet pjesë e demokracisë së BE, në qoftë se nuk ndërtohet një shtet i fortë ligjor, që do t'i jepte fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë.
Francis Fukuyama ka shkruar dy vëllime me nga 500 faqe rreth kësaj teme (seria “Rendi Politik”). Përfundimi kryesor në të cilin arrin Fukuyama, pasi analizon shtetet e ndryshme në 3000 vjetët e fundit, është se demokracia mund të lulëzojë vetëm në vende ku sundon ligji, (por nuk sundohet përmes ligjeve) dhe ku administrata shtetërore është e ndërtuar në bazë të meritokracisë. Përndryshe, shkruan ai, demokracia s'është veçse një ndeshje mes partish, të cilat synojnë të vijnë në pushtet përmes zgjedhjesh, për ta shfrytëzuar atë në favor të drejtuesve dhe të militantëve të partive.
Edhe Fareed Zakaria ka shkruar dy libra rreth kësaj teme (“Bota post-amerikane” dhe “E ardhmja e lirisë”). Ai arrin në përfundimin se mund të flitet për demokraci liberale vetëm kur sistemi i drejtësisë funksionon i pavarur nga pushteti politik dhe kur ai shërben si një kontrollues dhe balancues i ekseseve të ndryshme të politikës dhe të shoqërisë. “Përndryshe, - shkruan ai, - kemi të bëjmë me një demokraci liberale”.
Paddy Ashdoën, ish-guvernatori de facto i Bosnjës, duke reflektuar mbi përvojat e Perëndimit atje, pas Marrëveshjes së Dejtonit, ka shkruar se Perëndimi shpenzoi shumë pará për të zhvilluar partitë, shoqërinë civile dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në Bosnjë. Dhe pati sukses në këtë drejtim. Partitë e OJQ-të u fuqizuan dhe zgjedhje të lira e të ndershme u zhvilluan disa, duke prodhuar rotacione pushteti, si në nivel qendror edhe lokal. Por korrupsioni dhe krimi i organizuar rritej nga viti në vit, së bashku me fuqizimin e partive dhe të OJQ-ve, si dhe me ndërrimet e pushtetit.
“Do të kishte qenë më mirë, - shkruan Ashdoën, - që të kishim shpenzuar një fraksion të parave që shpenzuam, për të përgatitur 10 prokurorë e 10 gjykatës të aftë e të ndershëm, që të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në këtë mënyrë do të kishim hedhur themelet për ngritjen e një demokracie liberale”.
Rreth kësaj teme jo vetëm është shkruar, por edhe është vepruar. Në shtete si Rumania, Kroacia, Bullgaria, Guatemala e Hondurasi, ku BE dhe/ose SHBA kanë interesa jetike për të ndërtuar demokraci liberale, Perëndimi ka ndihmuar fuqimisht për ngritjen e njësive speciale të hetimit dhe të akuzës, për të vënë pas hekurave figura shumë të larta politike, të korruptuara ose të lidhura me krimin e organizuar. Bazuar në këtë përvojë, SHBA dhe BE po ngulmojnë fort që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Shqipëri.
Dhe bazuar në përvojat e sipërcituara, në Shqipëri do të ndërtohet struktura e re, e njohur gjerësisht me shkurtesën SPAK. Emri i gjatë është "Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar" dhe do të përbëhet nga Gjykata e Posaçme (me 10 gjyqtarë) dhe nga Prokuroria e Posaçme (me 10 prokurorë), si dhe nga Njësia e Posaçme Hetimore me emrin "Byroja Kombëtare e Hetimit" (me 80 hetues), në ndihmë/varësi të Prokurorisë së Posaçme.
Por kleçka është se gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK-ut do të përzgjidhen përkatësisht nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) dhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dhe ndër anëtarët e këtyre dy këshillave të rëndësishëm, të zgjedhur nga Kuvendi me short (sepse nuk u bënë 94 vota për t'i zgjedhur me votë), ka njerëz të cilët ishin skualifikuar paraprakisht nga Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar (OMN), ose që kanë marrë pjesë në procese politike në kohën e diktaturës komuniste.
Këto janë shenja se mazhoranca po shmanget nga rruga e parashikuar nga kanceleritë perëndimore, për ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë. Ndërkohë, ka edhe shenja të tjera, që tregojnë se mazhoranca po i sheh ndryshimet në sistemin e drejtësisë si një shans për të goditur eksponentë të opozitës dhe për të mbrojtur eksponentë të mazhorancës.
Kështu, dëshmitari kyç në dosjen e Saimir Tahirit u ekstradua urgjentisht për në Itali, pa pyetur Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila po punonte që ky dëshmitar i arrestuar prej saj "të kollitej" kundër Tahirit (ekstradimin e tij po e kërkonte me ngulm avokati i vet...). Nga ana tjetër, ekstradimi i personave të shumëkërkuar nga vende mike është zvarritur deri më sot, dhe shumë prej tyre shëtisin të lirë në Shqipëri.
Dhe ndërkohë që u ekstradua jashtë Shqipërisë dëshmitari që mund të çonte në burg Tahirin, u vendos me shpejtësi ekstradimi për në Shqipëri i Izet Haxhisë, dëshmitari që mund të çojë në burg Sali dhe Shkëlzen Berishën. Dhe ndoshta jo rastësisht, shteti turk vendosi ta ekstradonte atë (pas 12 vjetësh nga kërkesa e parë e shtetit shqiptar), pikërisht kur qeveria jonë ia dha koncensionin e aeroportit të Vlorës një konsorciumi turk, i njohur për lidhjet me birin e Erdoganit (në dasmën e të cilit, Edi Rama ishte i ftuar nderi).
Edhe arrestimet e fundit të ish-drejtorëve të rrugëve tregojnë se tehu i shpatës së drejtësisë "së re" është drejtuar kryesisht mbi ish-zyrtarë të opozitës dhe jo mbi ata të mazhorancës. Deri më sot, kanë përfunduar në burg zyrtarë fare të vegjël të mazhorancës, në gjuhën popullore, "cironka".
Siç e theksova në fillim të këtij shkrimi, 90% e shqiptarëve duan një drejtësi të reformuar, e cila t'i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Dhe të njëjtën gjë duan edhe të gjitha kanceleritë perëndimore.
Por të korruptuarit dhe të inkriminuarit nuk gjenden vetëm në radhët e opozitës...
*Ky artikull është shkruar posaçërisht dhe botuar së pari në gazetën “Albanian Free Press”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38