Spanja bëhet gati të presë turistët e huaj

Autoritetet spanjolle do të hapin kufijtë për turistët e huaj pas datës 1 korrik. Kjo është një strategji për të shmangur dëmin e madh në turizëm,  cili përbën dhe një nga sektorët kryesorë ekonomikë të vendit.

Kjo gjë u bë e qartë nga ministri i Turizmit, i cili ditë më parë deklaroi se kufizimet në kufijtë tokësorë do të hiqen nga 22 qershori. Më herët Komisioneri i Bashkimit Europian për Çështjet e Brendshme iu bëri thirrje të gjitha vendeve të unionit që brenda këtij muaji të rihapin kufijtë e tyre.

Spanja renditet në një ndër vendet më të goditura nga pandemia e COVID-10 me 233 mijë të infektuar dhe 28 mijë viktima.