Flash News

KRYESORE

Spanja deklaron gjendjen e jashtëzakonshme nga koronavirusi

Nesër, të shtunën, do të hyjë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme pasi po shënohet në rritje masive e vdekjeve nga koronavirusi.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme dhe paralajmëroi se o presin javë shumë të vështira në vazhdim, por ai është zotuar se qeveria do të bëjë gjithçka që duhet për të luftuar krizën. Spanja po kalon thuajse të njëjtën situatë si Italia, gjithçka po ndodh shumë shpejt dhe përnjëherë. Numri i vdekjeve në Spanjë u rrit me rreth 50% në ditë dukë u shënuar 120 të tilla. Dhe të infektuarit shkuan në në 4200.

Kryeministri Sanchez tha se shifra mund të shkojë në javët e ardhshme deri në 10,000.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë lejon qeverinë e tij të marrë masa të gjëra deri në 15 ditë, duke përfshirë:

Kufizimin e e lëvizjes s njerëzve dhe të automjeteve

Urdhërimin e evakuimeve

Ndalimin e hyrjes në zona ose vende të caktuara

Ndërhyrja në fushat e industrisë dhe bujqësisë

Duke iu drejtuar krizës globale të premten, shefi i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se Evropa ishte tani "epiqendra e pandemisë".

Më shumë se 125,000 njerëz janë diagnostikuar me Covid-19 në 118 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është më shumë se 4600.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Evropë pas Italisë.

Të fundit