Flash News

KRYESORE

Spanja i hap probleme Maqedonisë së Veriut, rrezikohet anëtarësimi në NATO në Samitin e Londrës

Spanja i hap probleme Maqedonisë së Veriut, rrezikohet

SHBA-ka dhe vendet e tjera aleate janë shprehur se presin që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Por ndërsa ishte parashikuar që ky proces të mbyllej në fillim të dhjetorit, në Samitin e Londrës (3-4 dhjetor), duket se kjo nuk do të realizohet.

Dhe kjo për shkak të Spanjës. Parlamenti spanjoll nuk e ka ratifikuar ende protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, para se të zhvillohet samiti, e për këtë arsye anëtarësimi i plotë nuk ndodh.

Kryeministri teknik i Spanjës, Pedro Sanchez në Nju Jork siguroi homologun tij maqedono-verior se protokolli do ratifikohej por Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 10 nëntor.

Parlamenti i ri spanjoll do të mbajë seancën e parë më 3 dhjetor, ditën kur edhe fillon Samiti i NATO-s në Londër.

Ndërsa në 29 shtetet e tjera nuk priten të tilla befasi, vetëm Spanja rrezikon t’i prishë punë shtetit ballkanik.  Aktualisht, 21 vende që janë pjesë e aleancës, e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Të fundit