Flash News

KRYESORE

Spanja mund të bojkotojë samitin e Zagrebit për shkak të Kosovës

Spanja mund të bojkotojë samitin e Zagrebit për shkak të

Spanja mund të mos marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, e kjo për shkak të pjesëmarrjes së barabartë të Kosovës me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Diplomatët e shteteve të tjera të Bashkimit Evropian janë njoftuar tashmë se Spanja mund ta anashkalojë Samitin e Zagrebit, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e për këtë arsye nuk është dakord me të tilla “të drejta” për Kosovën në këtë samit.

Madje qeveria në Madrid e ka sfiduar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në të gjitha tubimet e nivelit evropian. Edhe më parë ka bojkotuar takime të ngjashme. Çështja për pavarësinë e Kosovës është mjaft delikate për Spanjën, duke qenë se kërkesat për pavarësi në krahinën e Katalonjës vazhdojnë që të shtohen.

Ndërsa, kryetari i parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, u shpreh se nuk është e lehtë që të përputhen interesat e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

“Kur ka interesa të ndryshme, atëherë negociohet gjatë”, tha ai.

Jandrokoviç sqaroi se qeveria kroate do të bëjë gjithçka të mundur për t’iu dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane.

“Jo të gjitha vendet e BE-së kanë një qëndrim dhe entuziazëm të tillë. Ne do të flasim në interesin më të mirë të fqinjëve tanë” . Por në Kroaci besojnë se deri në maj, do të mund ta gjejnë një zgjidhje që të marrin pjesë të gjithë të ftuarit në samitin Zagrebit.

Të fundit