Flash News

KRYESORE

Spanja përfshihet në konfliktin e Venezuelës: Nuk e njohim Parlamentin e ri

Spanja përfshihet në konfliktin e Venezuelës: Nuk e njohim

Spanja bëri të ditur  se nuk do të njohë vendimet e marra nga Asambleja Kushtetuese e zgjedhur dje në Venezuelë dhe po merr në shqyrtim masa shtesë së bashku me aleatët e saj për vendosjen e demokracisë në këtë shtet.

“Kjo asamble, e kundërshtuar nga opozita nuk përfaqëson vullnetin e shumicës venezueliane dhe nuk është zgjidhja e problemeve të rënda të konfrontimeve politike dhe të krizës humanitare që po godet vendin”, deklaroi Ministria spanjolle e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

Kjo është arsyeja pse Spanja nuk mund të pranojë as bjerë dakort për vlefshmërinë e akteve juridike që do të nxjerrë kjo Asamble Kushtetuese.

”Spanja do të studiojë me partnerët e saj të Bashkimit Evropian dhe vendet mike të rajonit masat shtesë që mund të jenë efikase për promovimin e institucioneve demokratike dhe kushtetuese në Venezuelë”, shton deklarata.

Të fundit