Flash News

KRYESORE

Spanja po rishikon masat e izolimit për të lehtësuar liridaljen e fëmijëve

Spanja po rishikon masat e izolimit për të lehtësuar liridaljen e

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, por ditët e fundit fatmirësisht numri i viktimave ka rënë.

Kjo ka bërë që qeveria spanjolle mendojë në lehtësimin e masave, ndërsa parashikohet se masat e izolimit do të vijojnë dhe për 15 ditë të tjera.

Kryeministri Pedro Sánchez mendon të lehtësojë masat e liridaljes për fëmijët, me qëllimin që të “marrin pak ajër të pastër”.

“Po mendojmë për një marshim të ngadaltë drejt normalitetit. Pjesën më të vështirë e kemi arritur por arritjet janë ende të pamjaftueshme dhe mbi të gjitha të brishta për zgjidhjet e parakoshme,” deklaroi kryeministri spanjoll, gjatë një konference, ditën e shtunë.

Kryetarja e bashkisë së Barcelona, ​​Ada Colau, e cila ka dhe vetë fëmijë të vegjël, iu lut këtë javë qeverisë të lejojë daljen e të miturve.

Autoritetet rajonale në rajonin e Madridit sugjeruan këtë javë që fëmijëve nën 14 vjeç tu lejohet të dalin jashtë për një orë një herë në ditë, por pa biçikletën me vete, pasi izolimi mund të shkaktojë pasoja në gjendjen e tyre mendore.

Në 24 orët e fundit, Spanja shënoi numrin më të ulët prej katër javësh të vdekjeve ditore, 410 viktima, numri i të shëruarve u rrit mbi 77 mijë ndërkohë që infeksioni që prej fillimit ka prekur mbi 195 mijë persona.

New York Times

Të fundit