Flash News

KRYESORE

Spanja preket nga vala e dytë e COVID-19, bëhet kryqyteti i parë evropian në izolim total

Spanja preket nga vala e dytë e COVID-19, bëhet kryqyteti i parë

Spanja është duke kaluar valën e dytë të COVID-10 dhe Madridi është kryeqyteti i parë europian që rikthen izolimin për shkak të pandemisë.

Masat strikte të izolimit do të përfshijnë 4.8 milionë banorët e tij dhe 9 qytete të tjera spanjolle .Që nga dita e sotme qarkullimi i banorëve do të jetë tepër i reduktuar, mund të lëvizin nga shtëpitë e tyre vetëm në raste të domosdoshme. Palestrat, restorantet, baret dhe bizneset e tjera do të mbyllen më herët, ndërsa kapaciteti i tyre do të jetë i përgjysmuar.

Masa kaq strikte janë kërkuar nga qeveria e Spanjës për të frenuar përhapjen e lartë të pandemisë koronavirus, të cilat pritet t’i kushtojnë kryeqytetit spanjoll 8 miliardë euro dëme në ekonomi. Shëndetësia spanjolle i konsideron masat tepër të nevojshme pasi në spitale është kthyer emergjenca me shtretërit e reanimacionit që pakësohen dita-ditës.

 

Të fundit