Flash News

KRYESORE

Spanja publikon listën e Botërorit, mbeten jashtë 4 futbollistë të Chelsea-t

Spanja publikon listën e Botërorit, mbeten jashtë 4

Spanja ka publikuar sot listën zyrtare me 23 futbollistët e grumbulluar të cilët do të luajë në Botërorin ‘Rusi 2018’.

Siç pritej, trajneri Lopetegui ka lënë jashtë 4 futbollistët e Chelsea-s, Pedron, Fabregasin, Marcos Alonson dhe Alvaro Moratan-n, të cilët figuronin në listën paraprake.

Gjithashtu ajo që ka rënë në sy ka qenë edhe lënia jashtë e Hector Bellerin, mbrojtësit të Arsenal dhe vendin e tij e ka zënë Monreal, një tjetër futbollist i anglezëve.

Lista e plotë e Spanjës:

Portier: De Gea, Reina, Kepa.

Mbrojtës: Carvajal, Odriozola, Piqué, Sergio Ramos, Nacho, Azpilicueta, Jordi Alba, Monreal

Mesfushorë: Busquets, Saúl, Koke, Thiago, Iniesta, Silva.

Sulmues: Isco, Asensio, Lucas Vázquez, Iago Aspas, Rodrigo, Diego Costa.

Të fundit