Flash News

KRYESORE

Spanja regjistron 5694 viktima nga COVID-19, epiqendra Madridi

Spanja regjistron 5694 viktima nga COVID-19, epiqendra Madridi

Në Spanjë po rriten frikshëm viktimat nga Covid-19.

Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 5,694 persona, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 72.284. Gazeta “El Pais” shkruan se numri i personave të shëruar është 12.285.

Përqendrimi më i lartë i rasteve është në Madrid, me 2.757 vdekje dhe 21.520 të infektuar, i ndjekur nga Katalonia (1,226 vdekje, 15,026 raste). Ndërkohë, rajoni i Castile-La Mancha (448 vdekje) është i treti për numrin e viktimave.

Megjithatë Italia mbetet vendi më i goditur në botë, e cila raportoi të premten rekordin e saj prej 919 viktimash. Numri i të vdekurve në Itali ka arritur në 9.134 dhe vendi regjistroi gjithsej 86.498 raste të konfirmuara.

Të fundit