Flash News

KRYESORE

Spanja regjistron ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi, por rritje të të infektuarve

Spanja regjistron ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi, por

Spanja ka regjistruar një rritje të rasteve të personave të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit, por ka shënuar një ulje të ndjeshme të vdekjeve si pasojë e kësaj pandemie.

Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët efunidt ka pasur 6740 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i viktimave është ulur në 367.

Ndërkohë, qeveria spanjolle ka nisur me lehtësimin e masave. Kryeministri, Pedro Sánchez njoftoi se pas 27 prillit do të nisë lehtësimi i regjimit të lëvizjes për fëmijët ndërsa gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësohet gradualisht për qytetarët e tjerë pas 11 majit.

Deri tani në Spanjë numërohen 219 mijë persona pozitivë me koronavirusin e ri, 22.524 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Të fundit