Flash News

KRYESORE

Spanja rikthen fluturimet me Italinë

Spanja rikthen fluturimet me Italinë

Sot, Spanja ka hequr ndalimin për fluturimet direkte me Italinë, një vendim i marrë që me datën 11 mars - për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndalesa u hoq edhe për anijet nga Italia, megjithëse karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Spanjë, do të mbetet në fuqi. Rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi ka inkurajuar Spanjën të nisë lehtësimin e masave të izolimit.

Kryeministri Pedro Sanchez, megjithatë, pritet të kërkojë nga parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit.

Spanja është një nga shtetet më të prekura prej virusit vdekjeprurës COVID-19 me 27,709 viktima dhe mbi 230 mijë të infektuar. Vetëm në 24 orët e fundit, në Spanjë kanë ndërruar jetë 59 viktima me koronavirus, numri më i ulët që prej shpërthimit të pandemisë.

Të fundit