Flash News

KRYESORE

Spanja rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës. A do përfitojë Shqipëria?

Spanja rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës. A do

Gazeta britanike, ‘The Sun’ ka publikuar sot një artikull ku flet për rrezikun e përjashtimit të kombëtares spanjolle nga garat ndërkombëtare, një vit përpara zhvillimit të Kupës së Botës, Rusi 2018.

Paralajmërimi i Federatës Spanjolle se klubi i Barcelonës do të përjashtohet nga La Liga nëse nesër katalanasit vendosin për pavarësinë, mund të sjellë ndërhyrjen e FIFA-s. Përjashtimi i Barcelonës dhe dy klubeve të tjera katalanse, Girona dhe Espanyol, është në kundërshtim me rregullat e FIFA-s, ndaj Spanja rrezikon pezullimin.

Por nëse ky skenar realizohet, atëherë është Kombëtarja Shqiptare që mund të përfitojë duke u kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës. Shqipëria ndodhet e treta në grupin G që udhëhiqet nga Spanja dhe në vend të dytë ndodhet Italia, ndërkohë që përjashtimi i spanjollëve krijon avanzhin për skuadrën pasardhëse në grup, që janë kuqezinjtë.

Gjithsesi, është vështirë të besohet se pavarësisht presionit, Federata e Spanjës do të vendosë të largojë nga kampionati një skuadër si Barcelona, që prej vitesh mbretëron në futbollin evropian dhe ka yje si Messi apo Suarez.  

Rëndohet situata në Katalonjë, 4 persona të plagosur me armë nga përplasjet për referendumin

Të fundit