Flash News

KRYESORE

Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 9 maj

Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 9 maj

Parlamenti Spanjoll votoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për herë të tretë deri më 9 maj, duke e çuar izolimin në shtëpi në tetë javë në total.

Gjendja e jashtëzakonshme u dekretua më 14 mars, e cila urdhëroi kufizime të rrepta në lëvizje dhe biznes.

Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez argumentoi se kjo zgjatje është e ndryshme nga të tjerat.  “Është një masë që do të përshkallëzojë rregullat e izolimit", tha  Sanchez teksa paralajmëroi deputetët se faza tjetër e kthimit në normalitet "duhet të jetë e ngadaltë dhe graduale.

Kryeministri përmendi gjithashtu se qeveria e tij po "implementon një sistem kontrolli" për njerëzit që udhëtojnë nga brenda ose jashtë Spanjës, "për të shmangur më shumë infeksione të importuara".

Spanja ka raportuar numrin e dytë më të lartë në botë të rasteve me coronavirus, me më shumë se 208,000 infeksione. Vendi ka zbatuar gjithashtu kufizimet më të rrepta të lëvizjes së Evropës.

 

Të fundit