Flash News

KRYESORE

Spanjë/ Urdhër-arresti për tetë ish-ministra katalanas dhe për Puigdemont

Spanjë/ Urdhër-arresti për tetë ish-ministra katalanas dhe

Prokuroria spanjolle i ka kërkuar gjykatëses së Audiencia Nacional, Carmen Lamela, që të vendosë për ndalimin pararak për të gjithë anëtarët e qeverisë katalanase të cilët akuzohen për “rebelim”, me përjashtim të ish-ministrit Santi Villa që kishte dhënë dorëheqjen një ditë përpara deklaratës së pavarësisë, sikurse ka bërë të ditur Tv3.

Sipas burimeve gjjyqësore, prokurorja ka kërkuar që të burgosen ish-zv.presidenti Oriol Junqueras dhe ish-ministrat Jordi Turull (Presidenca), Josep Rull (Territori), Meritxell Borras (Qeverisja), Raul Romeva (Sektori i jashtëm), Carles Mundò (Drejtësia), Dolors Bassa (Puna) dhe Joaquim Forn (i Brendshëm), të cilët u paraqitën sot përpara Audiencia Nacional.

Sipas asaj që është ëmsuar, të gjithë kanë refuzuar t’u përtgjigjen pyetjeve. Vetëm Santi Villa ka folur rreth 40 minuta dhe atij i është dhenë liria me kusht.

Për Carles Puigdemont, presidentin në ekzil të Katalonjës, i cili që prej të hënës ndodhet në Belgjikë së bashku me katër këshilltarë-ministra, Prokuroria ka kërkuar një mandat arresti evropian.

Të fundit