Flash News

KRYESORE

Spanjollët mbushin rrugët pasi u lejuan të dalin pas 49 ditësh në karantinë

Spanjollët sot kanë shijuar të lirë shëtitjen e lejuar nga qeveria, në sajë të masave të lehtësuara, pas 49 ditësh në karantinë për shkak të pandemisë covid-19.

Sheshet dhe bregdetet në Spanjë u mbushën me njerëz këtë të shtunë,ndërsa nuk mungonin  çiklistët dhe vrapuesit.

Ndërsa shkalla e infeksionit ka rënë dhe spitalet nuk kanë më fluksin e mëparshëm, qeveria ka zhvendosur fokusin e saj drejt rihapjes së vendit dhe ringjalljes së ekonomisë.

Qeveria spanjolle mori masa të rrepta dhe i detyroi të gjithë të mbyllen në shtëpi. Ata lejoheshin vetëm për nevoja të rëndësishme, kurse shkelja e urdhrave dënohej rëndë nga autoritetet.

Spanja ka regjistruar një numër vdekjesh prej 25.100 personash nga virusi, dhe më shumë se 216.582 raste të infektuar.

Të fundit