Flash News

KRYESORE

Spartak Ngjela: Edi Rama nuk është figura më e fortë brenda PS

Spartak Ngjela: Edi Rama nuk është figura më e fortë brenda

Avokat Spartak Ngjela mendon se Edi Rama nuk është sot figura më e fortë brenda Partisë Socialiste. Gjatë intervistës në ‘Top Talk’, Ngjela tha se kryeministri Rama është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe për këtë arsye ka humbur ekuilibrin.

“Nga mazhorancë ekuilibrin e ka humbur kryetari i saj, prandaj them që ky është më i rrezikuari. Ai rrezikohet më shumë nga të gjithë. Se çfarë do të bëjnë socialistët, do e mbajnë ose jo si kryetar, ky është problemi i tyre. Në PS, figura më e fortë nuk është Rama sot, është Xhafaj. Është i fortë pa qenë kryeministër”, thotë Ngjela.

Sipas avokatit, Rama u mundua të krijojë një krizë me Xhafajn kur u publikua audio-përgjimi i Albert Veliut, por në fund u tërhoq.

Të fundit