Flash News

KRYESORE

Spartak Ngjela flet për bisedën me ton të rreptë të Merkelit me Ramën

Spartak Ngjela flet për bisedën me ton të rreptë të

Avokat Spartak Ngjela pretendon se ato çfarë deklaroi pak ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, për krimin e organizuar, i janë thënë Edi Ramës me ton të rreptë nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Sipas Ngjelës, Merkel ka kritikuar Ramën për pengesat që po i bën reformës në drejtësi.

“Politika e lartë gjermane deklaron: kryeministri shqiptar Rama dhe të tjerët në Shqiperi nuk e dëshirojnë këtë sistem dhe nuk duan ta ndërtojnë. Të gjithë ato që tha ambasadori Donald Lu para tre ditësh, ia ka thënë Ramës me ton të rreptë kancelarja gjermane Angela Merkel herën e fundit kur ky ishte në Berlin.

Po pse rrinë ende në drejtim këta ordinerë që e vetmja gjë që bëjnë është përvetësimi i vlerave monetare dhe materiale të Shqipërisë dhe të shqiptarëve? Sot dëgjuan dhe zëvëndësekretarin e Departamentit të Shtetit: foli njëlloj si Donald Lu”, shkruan ndër të tjera Ngjela, i cili së fundmi është kthyer nënjë kritik të ashpër të kryeministrit Rama.

Të fundit