Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Spartak Ngjela ka një version tjetër: Rama i kërkoi Xhafajt të dorëhiqej, ja pse nuk pranoi ministri
Ndonëse burimet mediatike thonë se Fatmir Xhafaj i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Edi Rama pas skandalit me të vëllain Agron Xhafaj, avokat Spartak Ngjela ka një version ndryshe për këtë ngjarje.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Ngjela tha se ka qenë Rama që i ka kërkuar Xhafajt të dorëhiqej, por ministri i Brendshëm nuk e ka pranuar këtë kërkesë sepse ka mbështetjen e amerikanëve.
Sipas Ngjelës, Xhafaj ka mbështetjen e amerikanëve sepse është testuar në reformën në drejtësi dhe ishte pikërisht ky ministër që kërkoi disa muaj më parë që disa prej kolegëve të tij të shkarkoheshin nga detyra.
“Rama nuk kishte ndërmend të hiqte ministrat. Ministrat donte t’i hiqte Fatmir Xhafaj. Xhafajn duan ta heqin Saliu dhe Basha, sepse nuk e kanë këta në dorë, është forcë e politikës amerikane. Ata (amerikanët) e kanë emëruar dhe ata e mbajnë sepse e kanë testuar në reformën në drejtësi. Rama i ka kërkuar dorëheqjen, por ai (Xhafaj) nuk pranoi. I tha: më shkarko se unë nuk dorëhiqem”,- deklaroi Spartak Ngjela.